GJUHA E NËNËS
Në mes të Athinës u përplasa keq
Me ca horra të gjakut tim
Të tjetërsuar në helenë
Greqisht më flisnin pa pushim.
S’i kuptoja ç’thoshin bukëshkalët
Që vetë s’e kishin për gjë
Të mohonin edhe nënën
Pa frikë se mallkimi i zë.
S’gjeta rrugë tjetër, i shava shqip
Gjersa u erdhi në majë të hundës
Dhe të xhindosur m’u hakërryen
“Ik, more, i biri i kurvës”.
Qesha me trillin që i detyroi
Të flisnin shqip këta zuzarë
Mbase e kuptuan që gjuha e nënës
As nuk shitet, as nuk blihet në pazar.- Theodhori Proko
Loading...