ME RASTIN E DITËS SË ALFABETIT
GJUHA IME E BUKUR
Gjuha ime e dashur,
Sa bukur tingëllon,
Nga larg te shkroi Naimi,
Pa ç’ka që s’na dëgjon.
Shkroi dhe FAN Noli,
Nga mërgimi i largët,
Me A,B,C-të e bukura ,
Pranë Nilit të gjatë .
Këtu në mërgim ,
Ku jetoj dhe unë,
Më dalin shkronjat e bukura ,
Dhe natën kur fle gjumë .
Me zë të lartë,
Ato kuvendojnë,
Të gjitha me radhë,
Si në kor më thonë .
“U mësoni fëmijëve ,
A,B,C-të u thoni ,
Me alfa ,vita,gama (greqisht),
Ku vallë do t’i çoni ?!”
Do harrojnë gjuhën,
Do harrojnë Atdheun,
Dhe hymnin e bukur,
Që ka Mëmëdheu.
Q.Lela
Loading...