Gjuha shqipe – Gjuha e Perëndive!

Lindem ne kete toke dhe mesuam te flasim, te flasim gjuhen e nenes gjuhen e te pareve tane nje gjuhe qe tingellon aq bukur si ne lufte dhe ne paqe, si ne dhimbje edhe ne dashuri, gjuhen e ashper si malet, e vrrullshme si dallget e detit dhe e qete si ujet e liqenit…! (I.T).

Qe ne vitet e para te shkolles, na kane ardhur si jehone fjale te mencura, per gjuhen tone, ta flasim ate, ta mbrojme ate e asnjehere te mos e harrojme! Gjithmone gjuha shqipe eshte mbrojtur me fanatizem dhe eshte vleresuar si dicka e pacmueshme e popullit shqipetar.

Por me vone ne vitet qe pasuan shume pak mesuam per kete thesar, e megjithate sa me shume qe interesohemi aq me shume arrijme te kuptojme se c’fare mrekullie mbart me vete gjuha shqipe.

Si fillim le te shpjegojme se c’fare thuhet pergjithesisht per gjuhen shqipe, vecantite dhe karakteristikat e saj.

Gjuha shqipe i perket familjes indo-europiane, gje qe eshte vertetuar ne vitin 1854 nga filologu Franz Bopp, ajo ka degen e saj me vete.

Shqipja shihet si pasardhese e gjuhes Ilire, megjithese ka edhe gjuhetare mendojne se ka rjedhur nga gjuha Dake ose Thrake.

Ne do ti leme menjane ne kete studim te gjitha teorite nacionaliste dhe te pabaza te formuluara nga historiane te shteteve te ndryshme dhe to te perqendrohemi ne nje fryme te re te linguistikes qe hedh drite mbi vjetersine e gjuhes shqipe.

Si fillim duhet theksuar se tashme eshte pranuar qe gjuha shqipe ne pemen e famshme te gjuheve indo-europuane, e cila eshte familja me e madhe e gjuheve qe fliten sot, ka degen e saj dhe jo me kot dega e gjuhes shqipe eshte vendosur ne pjesen fundore te trungut linguistik si edhe nuk ka asnje gjuhe tjeter qe te jete formuar prej saj.
Shume filologe ne studimet e tyre gjuhesore nuk e kane mare parasysh te krahasojne shkrime apo fjale te lashta me ane te gjuhes shqipe, por ata qe e kane thyer kete kompleks, kane arritur ne perfundime mbreselenese, dhe jane pikerisht disa nga keto perfundime te cilat do te permendim me poshte.

Kjo gje, pra mos marja parasysh e gjuhes shqipe, thote Aristidh Kola, Arvanitasi nga Thiva e Greqise, ka bere qe sot hisrorianet te hyjne ne rruge pa krye dhe te mbeten ne qorrsokaqe ne pamundesi totale per te shpjeguar teorite e tyre dhe duke perseritur pe te njejtat gabime qe kane bere historianet e tjere detyrohen te krijojne teori nga me te cuditshmet dhe me absurdet pa ditur ose pa dashur te pranojne se celesin e ketij misteri mund ta gjejne vetem nepermjet shqipes.Ai gjithashtu eshte nga te paret historiane qe thekson mundesine e teorise indo-europiane si te gabuar.Sipas tij gjuhet qe fliten sot ne Europe nuk kane ardhur nga India sic mendohet per shkak te ngjashmerise me sanskritishten por jane formuar ne Europe.Ketu rolin themeltar e ka shqipja, e cila me ane te ekspeditave para-aleksandrit ne Indi i ka dhene nje zhvillim te madh gjuhes sanskritishte dhe po njesoj dega perendimore e shqipes apo e pellazgjishtes qe eshte Etruskishtja.Ai thekson se gjuha shqipe jo vetem qe eshte pasardhese e Ilirishtes porse ne parahistori te gjitha fiset e lashta rridhnin nga e njejta rrace dhe flisnin te njejten gjuhe pamvarsisht se ne dialekte te ndryshme.Kjo gjuhe e perbashket ishte pellazgjishtja e cila sot ka mbijetuar dhe nuk eshte shzukur sic mendojne disa historiane, ajo eshte gjuha shqipe.Gjuhe te tjera kane pesuar transformime rrenjesore per shume faktore sic jane ndryshimi i vendit ku kane jetuar ato popuj dhe ku eshte zhvilluar gjuha, kontakti me gjuhe te tjera etj. Per kete historian i cili ia dedikoi jeten e vet studimit te origjines se tij, gjuha shqipe eshte gjuha e lashte pellazge, eshte gjuha e Homerit dhe e te gjithe heronjve te Iliades apo ashtu si edhe titullohet nje nga librat e tij me te rendesishem, gjuha shqipe eshte ‘Gjuha e Perendive’.Jo vetem per faktin se arrin te shpjegoje me se miri etimologjikisht emrat e perendive por edhe shume toponime apo etnonime qe kane mberritur nga lashtesia ne ditet tona dhe qe shume etnologe, vrasin mendjen ne pamundesi per ti shpjeguar.

Me poshte do te shikojme disa fjale po nga ky autor qe shpjegojne me se miri e kuptimplote shume nga fjalet e lashtesise:

Pellazg – Ne Greqisht pelargos do te thote Lejlek, megjithese kjo eshte nje nga fjalet me te diskutueshme dhe me te rendesishme ne e dime se Leleget kane qene nje fis me vete por ne te njetjen kohe te se njejtes race me pellazget.Keshtu qe fjala pellazg apo pelagos ne greqisht eshte vetem nje perkthim apo nje adaptim per te emeruar nje pjese te popullit te madh te pellazgele migrues. Ajo rrjedh nga shqipja si pe-lag (os) qe ka mundesi te kete kuptimin,prej largu, apo e lagun qe do te thote e lagur, apo pjesa ku toka laget nga liqeni/deti dhe po ashtu pjesa ku jetojne lejleket, shpendet te cilet krahasohen per nga sjellja me pellazget, si migrues dhe te perkujdesur per prinderit e tyre.

Demetra – De Metra apo Di Mitra eshte nje nga perrendite e para antike, ajo i perket mitit pagan te pellazgeve dhe eshte perendia e tokes meme, per kete arsye fjala Dhimitra apo dhi- dhe dheu/toka e mitra apo motra qe sjell fjalen motra toke, ka qene e adhuruar ne mbare teritoret ku kane jetuar pellazget si toka qe mban njeriun me buke dhe e cila mban ne brenndesi te saj faren e bimes dhe e lejon ate te cele per te dhene frytet.

Haos – Meqenese os eshte nje prapashtese fjala Ha per perendine e nen tokes e cila sipas legjendes perpinte, hante apo merte me vete ne boten e nendheshme gjithcka pa meshire.

Aferdita – Afroditi apo Aferdita eshte perendia e bukurise ose ylli i pare i mengjesit qe simbolizon ardhjen e dites.

Prijam – Mbreti i Trojes, nga fjala Prij apo Udheheq.

Zeus – Zaas, Da, Dia, Din dhe Tan ne dialektin Ionian, apo Dia nga Sanskritishtja eshte gjithashtu nje emer mjaft i diskutuar.Shume historiane mendojne se e verteta edhe ketu gjendet me ane te gjuhes shqipe, Di apo Dia qe sjell fjalen Diell apo N- Dri – cim fjale qe ne shqip fillojne me DI pothuajse te gjitha kane kuptimin e Ndricimit dhe Informimit si Di, Diell, Dite, Dieg, Din etj. Megjithate ka mundesi qe fjala Zeus te rjedhe nga Za apo Zeri/Oshetima c’ka eshte edhe zhurma qe vjen pas simbolit kryesor te Zeusit, Vetetima.

Por le te shikojme edhe disa fjale te tjera qe vijne nga e ashtuquajtura Greqishte e Lashte ku sipas te ciles ne Legjenda thote se zeusi pas lindjes u hodh ne nje ishull dhe aty u mor ne mbrojtje nga disa roje qe quheshin ‘Kurete’ dhe gjate kohes qe ishte femije u ushqye me qumeshtin e nje dhie e cila quhej ‘Amalthia’.

Sipas historianit Mathiew Aref, fjala Kurete ka kuptimin dhe mund te shpjegohet shume qarte me ane te shqipes is Ku – Ret apo Ku u ret dhe qe do te thote aty ku Zeusi femije u rrit apo ata te cilet e riten,kjo gjithashtu i ka dhene edhe emrin e ishullit Krete.Nje fjale tjeter eshte emri i dhise nga e cila Zeusi femije u ushqye me qumesht.Amalthia eshte nje bashkim fjalesh, shpjegon Aristidh Kola, Amal apo Amalt/Amelt dhe Thia me ndryshimin nga TH ne DH Dhia po me te njejtin kuptim si ne shqipen e sotme, dhe gjithashtu ne dialektin Geg fjala per qumeshtin eshte Amelt dhe Dhia pra Qumesht Dhie.

Thamiris – Eshte orakulli dhe kengetari me i famshem i lashtesise, ai permendet ne Iliade nga Homeri si Orakulli me zerin me te bukur i cili beri xheloz dhe Oret tre cilat e mallkuan duke e lene memec. Shpjegimi etimologjik vjen nga folja pellazgjike Tha dhe Mir apo Mire qe do te thote Tha Mire po me te njejtin kuptim ne shqip.

Kjo vecanti e gjuhes shqipe ka terhequr vemendjen e shume historianeve, te cilet kane arritur ne perfundime teper mbreselenese.

Giussepe Cattapano ben perqasjen e gjuhes shqipe me fjalet e Egjyptit te lashte.Dihet se Egjyptin e udhehoqi per nje ohe te gjate rraca e bardhe e Faraoneve prandaj Kattapanos i ka terhequr vemendje ngjashmeria e fjaleve dhe emrave te perendive nder te cilat disa jane:

Thot – Nga fjala thot ne shqip po me te njejtin kuptim pra tregon, meson dhe kjo eshte arsyeja pse Perendia Thot ishte perendia e dijes dhe e mesimit gjithashtu edhe ai qe iu mesoi Egjyptianeve alfabetin.

Sipas tij ne alfabetin Egjyptian te shpikur nga Thot-i, ne germen e pare A – kishte vendosur veten e vet, pra Ai, ne germen R – jane vizatuar Rrezet e diellit, ne germen Sh – pikat e Shiut e keshtu me radhe.

Faraon – Apo Fara One/Fara Jone sepse Faraonet asnjehere nuk perzieshin ne martesa me popullsine vendase.

Osiris – Nga fjala Siri apo Syri, nje nga aftesite e kesaj perendie ishte shikueshmeria teper e forte.

Ra – Eshte nje nga perendite me te rendesishme te Egjyptit, nga fjala Ra apo Reze(reze Dielli) sepse vete perendia Ra perfaqesonte diellin.

Herodoti te cilin greket moderne e quajten ‘Babai i Historise’ dhe kur fjalet e tij u kuptuan drejte e quajten ‘Tradhetari i Historise’ na percjell nje pjese shume interesante.Sipas tij nje nga Faraonet e Egjyptit deshironte te dinte se kush ishte gjuha me e lashte, ajo e popullit te vet apo ndonje tjeter.Ai mori dy femije te porsalindur, i vendosi ne nje shtepi dhe ndaloi qe aty te shkonte njeri pervec nje bariu i cili do ti ushqente, por nuk do tju fliste asnje fjale.Dy vjet resht bariu beri detyren dhe nje dite tek sa po shkonte per te ushqyer femijet, sa hapi deren ata ju sulen duke i thene fjalen ‘BEK’.

Faraoni pyeti dhe i thane se fjala bek perdoret nga nje fis i larget dhe do te thote BUKE.

Ne Mesapik prane Vlores eshte zbuluar nje mozaik (Mozaiku i Mesapikut VII) ne te eshte vizatuar nje koke njeriu si dhe fjalet A PAK KE T AC me shkronja te alfabetit fenikas dhe eshte interpretuar si fjala e urte ‘Ha pak, ke te hash’.

Gjitahshtu interesant eshte edhe mbishkrimi i Gurit te Lemnosit i gjetur ne ishullin e Lemnosit ne Greqi dhe daton rreth shekullit te VIII p.e.s. Per historianet e atjeshem mbishkrimi mbetet nje mister dhe jane munduar ta afrojne me etruskishten por me kot sepse nuk kane marre parasysh gjuhen shqipe e cila e zberthen fjale per fjale.Mbishkrimi eshte menduar te jete nje kenge vaji per dike qe ka vdekur dhe ka fjale si ‘Fis’ e ‘Zi’ po me te njejtin kuptim si ne shqip.

Z.Mayani ka mundur te shpjegoje pjesen me te madhe te fjaleve Etruske me ane te shqipes, ne librin e saj ‘Fundi i misterit etrusk‘, nuk ka dyshim se Etrusket flisnin nje dialekt te pellazgjishtes pra shqipen e sotme.

Ne ekspeditat e Aleksandrit te Madh per ne Indi, nje pjese e ushtareve te tij u shkeputen dhe u vendosen midis Pakistanit. Ata jetuan aty dhe rruajten me fanatizem traditat e tyre te lashta.Sot keta banore njihen me emrin Kalash dhe jane krejtesisht ndryshe nga popullsia qe i rrethojne, ata kane tipare europiane dhe adhurojne perendite pagane te lashtesise, per kete arsye quhen Kalash (Ofendim) nga popullsia tjeter sepse nuk jane myslimanizuar. Vendi ku ata jetojen eshte ne formen e nje kodre dhe quhet ‘Hundez’ dhe nje mal te cilin ata e mbajne si te shenjte e quajne ‘Bubullimon’.

Jane aq shume historianet te cilet gjuha shqipe i ka bere per vete sa qe eshte e pamundur te permenden te gjithe por mund te falenderohen dhe, une, i falenderoj perzemersisht per punen e tyre dhe mbi te gjitha duke thyer nje ‘Tabu’ te historise e cila i drejtonte c;do historian dhe etimolog ne gjuhet greke dhe latine duke mos e marre parasysh shqipen e cila eshte dhe celesi i zberthimit te c’do misteri.

Loading...