Kujtim Gjuzi i është drejtuar kryeministrit Rama në Kuvend.
Sipas tij, kryeministri ka 40 ditë që shkel Kushtetutën, ndërsa sot nuk ka respektuar as masën e detyrueshme, atë të mbajtjes së maskës.
“Mirë se erdhe shkëlqëesi kryeminisër, Edi Rama, keni 40 ditë që shkelni Kushtetutën, jepni urdhra në kundërshtim me Kushtetutën. Shtet shqiptar Ismail Bej ka pas në 1912. Të gjithë i vesh me maska vetë nuk e ke maskën. Në këto kushte ju keni bërë punë të mirë, por keni shkelur ligjin, kryetarët e tu të komiteteve mbajnë peng ndihmat që ka miratuar qeveria, një nënë me tre fëmijë zoti kryeministër në Elbasan nuk ka bukë për t’i ushqyer, janë me dhjetëra mesazhet që më vijnë, ndaj ju them, mos e mba qeverinë me maska, ke 7 vjet me maska”,- u shpreh Gjuzi.