Roli i ndërkombëtarëve në një vend të vogël si Shqipëria është gjithmonë i rëndësishëm.
Por në situatën ku ndodhet sot vendi ynë, me një opozitë që është jashtë parlamentit, duket se është vendimtar.
Deri më tani, janë 4 kandidatë të LSI që kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke pranuar zyrtarisht mandatin e deputetit.
Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, i vënë nga listat e kryetarit Lulzim Basha i 19-ti në Durrës, ka thënë për Top Channel se është një nga drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar.
Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar”, tha Gjuzi.
Ai ka pranuar ndikimin e ndërkombëtarëve për të pranuar mandatin dhe thotë se është kontaktuar nga OSBE për të mos e lëshuar mandatin.
“Kemi patur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin”,-thotë Gjuzi.