Gjuzi: “Presidentit Meta i bëj ftesë.Zoti Meta, jepe dorëheqjen tani.Krahina e Skraparit prodhoi te një person i vetëm tre poste të mëdha”

Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e tij në parlament deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohej nga posti që në vitin 2017, kur ai u kap në Skrapar duke bërë fushatë elektorale.

Gjuzi theksoi se Meta nuk është shkarkuar dhe është emëruar pikërisht me votat e maxhorancës, sepse shumica kishte interesat e saj.

“Presidenti i Republikës duhet të linte mandatin më 2017 kur ishte në Berat. Ju po tentoni t’i jepni një fletë-rrufe. Duhet ta bënit që atëherë, por e mbajtët për interesat e juaja. Presidentit Meta i bëj ftesë. Zoti Meta, jepe dorëheqjen tani. Krahina e Skraparit prodhoi te një person i vetëm tre poste të mëdha.

Rama rrotullohet te fjalët, dhe nuk kthen përgjigje pse nuk u ngrit Gjykata Kushtetuese se ajo ia heq mandatin presidentit ose kur të hiqet. Unë kam edhe tjetër shqetësim, për atë se çfarë zgjedhjesh do të mbahen , kur në 29 bashki të vendit nuk ka kundër0kandidat. Këto mund të jenë vetëm zgjedhje moniste, asgjë tjetër”, tha Gjuzi.

Loading...