Gjykata e Apelit në Katania e lë në b urg kushëririn e Saimir Tahirit

Konfirmohet dënimi për Moisi Habilajn, narkotrafikanti shqiptar, për të cilin gjykatësit e Apelit në Katania kanë vendosur të mos e ndryshojnë vendimin e Shkallës së Parë: dënimin me 15 vjet, 5 muaj dhe 5 ditë burg, vendim ky i marrë më 2019, shkruajnë sot mediat italiane.

Habilaj në procesin e Shkallës së Parë ka pranuar disa akuza dhe ka përjashtuar përfshirjen në trafikun e drogës të ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirit.
Kjo ndodhi pavarësisht përgjimeve mes tyre, të cilat përfunduan në aktet e hetimit të “Rosa dei Venti” dhe u publikuan nga MeridioNews, në të cilat të dyshuarit do t’i referoheshin vazhdimisht këtij politikani.

Tahiri u hetua gjithashtu nga zyra e prokurorit të Katanias, por dosja u mbyll me një kërkesë për arkivim e cila u pranua më pas nga gjyqtarja Loredana Pezzino.

Banda e trafikantëve, kapot e të cilës ishin Habilajt, zhvillonte aktivitetin e saj mes Shqipërisë dhe Sicilisë për të importuar sasi të mëdha marihuane, por edhe armë luftarake.

Gjithçka do të ishte e mundur falë një rrjeti tregtarësh me shumicë në zonë me marrëdhënie të drejtpërdrejta me klanet kryesore mafioze lokale.

Banda do të kishte shijuar mbulimin institucional nëse nuk do të ishte zbuluar, shkruan MeridioNews. «Nëse vini në Shqipëri – tha Habilaj – e kuptoni që policia është e korruptuar. Ndonjëherë është vetë shefi që na ndihmon të ngarkojmë thasët ».

Zbulime të cilat, pas hetimit në Itali, çuan në hapjen e disa dosjeve hetimore në Shqipëri.

Loading...