Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg për sqarimin e rrethanave.
Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë per ‘arrest me b.urg’ duke argumentuar se ka mungesë provash.
Studentja me origjinë nga Shkodra, e cila ka jetuar prej 22 vitesh në Itali dhe ka ardhur me studime në Shqipëri nëpërmjet programit të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”, përjetoi tmerrin e jetës pak ditë më parë ne Elbasan.
Ajo rrëfen se ka qenë duke shkuar në një dyqan cigaresh kur është ndjekur nga një makinë e bardhë tip “Golf”, ku tre persona brenda automjetit e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë k ë rcënuar.
Nga frika, 22-vjeçarja tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu.
Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdh u n ojë.Shkodranews