Gjykata e Fierit liron nga burgu ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çelën

Gjykata e Fierit ka liruar nga burgu Jaeld Çelën, ish-drejtorin e policisë së Vlorës i dënuar me 5 vite burgim për Shpërdorim detyre.

Vendimi është mare ditën e sotme pasi Çela kishte bërë kërkesën për lirimin me kusht me argumentin se kishte vuajtur me shume se 2/3 e dënimit të dhënë nga gjykata e posaçme.

Kujtojmë se Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelen, më 4 shkurt 2022 se bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Jaeld Çela ashtu sikurse ish-ministri Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit te detyrës.

Loading...