Gjykata e Hagës nis hetimin për krime lufte të Putinit në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë, do të hapë një hetim për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë, raporton BBC.

“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, shtoi ai.

Kujtojmë se padia në Hagë u dorëzua nga Ukraina, pas pretendimeve se Putini po kryen genocid dhe krime lufte në territorin e tyre.

Loading...