Gjykata e Tiranës lë në qeli 14 protestues të opozitës

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 19 protestuesit e opozitës të arrestuar pas tubimit para Kryeministisë të shtunën.

14 “arreste me burg”, 4 “arreste shtëpie” dhe 1 “detyrim paraqitje” është masa e dhënë nga gjyqtarja Rexhina Mlika për të ndaluar nga policia, ndaj të cilëve prokuroria kishte ngritur disa akuza.

Protestuesit u shoqëruan në polici disa orë pas protestës.

Mes protestuesve të ndaluar i cili u la në burg sot është edhe Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës. Protestuesit për të cilët Gjykata e Tiranës vendosi “arrest me burg” janë edhe Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Linati, Ilir Hamedini, Fastim Taku, Saimir Rexhepi, Mitat Fieraku, Pëllumb Shena, Veljan Dine, Ndue Tuci, Agim Peposhi, Ferit Dangshi.
Në arrest shtëpie u la Resul Daci (i sëmurë), Hasan Jakupi, Lefter Jakupi dhe Shpresa Lini. Ndërsa detyrim paraqitje për Suzana Dimushi.

Protestuesit janë vënë nën akuzë për katër vepra penale, kundërshtim të policisë, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Loading...