Gjykata e Vlorës jep vendimin, 5 detarët deklarohen të pafajshëm

Drejtësia po funksionon – 5 detarët deklarohen të pafajshëm. Gjykatarja e Shkallës së Parë Vlorë, Arbana Selmanaj, sot morri vendimin për pesë detarët, ekuipazh i Motovedetës “Bora” P-116, duke i shpallur ata të pafajshëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në bashkpunim.

Detarët janë kallëzuar penalisht nga Policia e Shtetit dhe Prokuriria e Vlorës nisi hetimin penal. Nga 6-21 maj 2021 pesë detarët kanë qënë të ndaluar dhe prej më shumë se një viti janë të pezulluar nga detyra.

Ka perfunduar gjykimi per detaret te cilet akuzohet per shperdorim detyre dhe kalim te paligshem te kufirit per 55 klandestine nga Lindja e Mesme te ndaluar teksa mjeti lundrues me te cilin po i drejtoheshin italise pesoi avari. Gjyqtarja Arbana Selmanaj ka rrezuar akuzat e prokurorise perfaqesuar nga Erjon Shqarri , duke i dhene pafajsine Besmir Mecaj Bledar Bufaj Sejfulla Beja Roland Canaj Ardit Alikaj Pafajesine morri edhe Fatos Dusha, pronari i hoteli ne Tirane ku dyshohej se strehoheshin klandestinet .

Sakaq, gjykata vendosi denimin me 9 vite burgim Per Emiljano Likaj ( Skafisti ) dhe 6 vite vite burg per Qazim Ismaili ( strehonte emigrantet) . Emiljano Likaj dhe Qazim Ismaili pritet te dalin edhe perpara gjykates se posacme ( Spak) pasi akuzohen si pjese e rrjetit te tragikut nderkimbetar te klandestineve. Akuza iu komunikua ne finalizimin e operacionit nderkombetar “ astrolabio” ku u arrestuar 55 persona ne tre shtete.

Loading...