Gjykata fundos 33-vjeçaren,”juristen” që ma.shtronte të bu.rgosurit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje.

Ajo hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë, ndërsa përmes këtij kamuflimi, ajo i premtoi të burgosurit se do të ndikonte në lirimin e tij.

Shtetasja nga Përmeti por me banim në Tiranë, Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.

Vijon…

Loading...