Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha mbetet në burg. Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij pas protestës së dhunshme të opozitës të shtunën para kryeministrisë.
Mes të arrestuarve ishin edhe dy gra ndaj të cilave u vendos masa detyrim paraqitje, ndërsa për protestues të tjerë u vendos edhe masa e arrestit në shtëpi.
Gjykata vendos ‘Arrest me Burg’ për Florenc Hoxhën Gjykata vendos ‘Arrest me Burg’ për Ilir Hamedanin, Resul Dacin, Sajmir Rexhepin, Agim Peposhin, Ferit Dankshin ‘Arrest në shtëpi’ për Emanuel Nallbani, Naim Haxhiun, Andon Nasigjinin, Festim Takun , Edjon Dinen, Velion Tucin Gjykata vendos ‘Arrest në shtëpi’ për David Linatin ‘Detyrim paraqitje’ për Suzana Dimushin, Luftar Jakupin, Pëllumb Shelna, Mitat Fieraku, Shpresa Linin, Hasan Jakupin Prokuroria ka ngritur akuzën e ‘Kundërshtimit të punonjësit të policisë’, ‘goditje për shkak të detyrës’, ‘Shkatërrim i pronës’