Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas vendimit të publikuar nga gjykata Kushtetuese, ku u shpreh se nuk kisht pasur asnjë lloj emocioni, duke nënkuptuar se nuk ishte diçka e parpitur për të.
Ai shtoi më tej se ky proces ishte ndërmarrë si një formë presioni politik në shenjë hakmarrje ndaj tij.
Meta: Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Fundin e kësaj çështjeje unë e kam ditur sepse nuk kam bërë asnjë shkelje të lehtë, jo më të rëndë. Ka qenë proces politik për të më mbajtur në presion në shenjë hakmarrjeje.
Loading...