Gjykata la në burg shoferin, avokati: Në asnjë moment nk më
Gjykata kroate ka vendosur sot të lë në burg shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik dy ditë më parë. Sipas vendimit, shoferi do qëndrojë në paraburgim për 1 muaj, kjo pasi ka rrezik që shoferi, 52-vjeçar, të arratiset.
Ndërkaq, zëvendësprokurori i Shtetit për qarkun Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq tha se shoferi tani do të dërgohet në burg. “Ai është deklaruar sot vetëm rreth paraburgimit dhe nuk dha asnjë dëshmi”, tha për gazetarët Kopuniq.
I pyetur se pse shoferi në deklaratën paraprake ka thënë se ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin dhe pastaj u mbrojt në heshtje gjatë marrjes në pyetje, Kopuniq tha se ky konstatim erdhi nga mënyra në të cilën u krye, nga gjurmët e gomave dhe të gjitha rrethanat e tjera. Kopuniq konfirmoi se do të kërkohet një ekspertizë e detajuar e autobusit.
Gjykata la në burg shoferin, avokati: Në asnjë moment nk më
Ndërkohë që avokatët e shoferit, kanë treguar për mediat se ai nuk u ka thënë asnjëherë se e ka zënë gjumi. “Në asnjë moment ai nuk më tha se e ka zënë gjumi”, u tha avokati Igor Cishper gazetarëve. Kujtojmë se një ditë më parë, para autoriteteve kroate shoferi u mbrojt në heshtje.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës, ku për pasojë vdiqën 10 emigrantë kosovarë, që ktheheshin nga Gjermania për në vendlindje.