Gjykata lë në burg dy kontrollorët e Rinasit, avokati flet pas vendimit: Jam i dërrmuar

Avokati i dy kontrollorëve, Muhin Mezini dhe Armando Fezga, që u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës, ka folur për mediat. Ai theksoi se konflikti është civil dhe çështja është kontraktuale dhe për rrjedhojë nuk ka vepër penale.
I pyetur nga gazetarët nëse është i stresuar, por ai tha se është i dërrmuar pas vendimit të dhënë nga gjykata.

Kontrollorët akuzohen se kanë kryer veprën penale shpërdorim detyre ndërkohë që si prova, prokurorët citojnë mesazhet telefonike që kontrollorët kanë shkëmbyer me njëri tjetrin për ndërprerjen e punës. Një tjetër element sipas prokurorisë, është pretendimi se ata mund të largohen ose të dëmtojnë hetimin.

Loading...