Gjykata merr vendimin për ish-kreun e Policisë së Vlorës Jaeld Çela

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me bu rg” për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në një prononcim për mediat, avokati i Jaeld Çelës tha se klienti i tij nuk është arratisur nga drejtësia sepse ka qenë prezent në çdo seancë, përfaqësuar nga avokati.

Çela ka kërkuar edhe zbutjen e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”, duke theksuar se nuk i është arratisur drejtësisë.

“Ka qenë i hapur. Nuk është arratisur nga drejtësia. Ka qenë aktiv, i hapur. Gjyqi është zhvilluar në prezencë të Jaeld Çelës dhe është prezumuar prezencë në të gjitha proceset gjyqësore. Çela pretendon që nuk ka prova për të dhënë këtë masë arresti”, tha avokati i tij.

Çela, i cili ishte në kërkim nga Policia, është vetëdorëzuar këtë të shtunë. Në dëshminë e tij para efektivëve, për arsyet përse vendosi të dorëzohej pas dy vitesh në arrati, ai thotë se është i pafajshëm ndërsa akuzon prokurorët se “më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit”.

“Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…”, ka thënë Çela.

Loading...