Gjykata merr vendimin për Vali Corleone, u arrestua pasi dhunoi babanë e tij

Një ditë pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin për Vali Corleone. .
Trupa gjykuese i ka caktuar masën e sigurisë 30 ditë paraburgim, të cilat duhet t’i kalojë në Institutin e Psikiatrisë në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe në këtë institut.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe të ankthit ka përdorur dhunë psiqike ndaj babait të tij, në atë mënyrë që tek i njëjti përmes sjelljeve dhe fjalëve të tij nxit frikë.

Duke e kanosur me fjalë të ndryshme dhe të njëjtin duke tentuar të largoj nga shtëpia, ashtu që hynë në dhomën e prindërve ku kanë qenë duke fjetur dhe me ton të lartë dhe duke i bërtitur i kanos “i ki 24 orë me ma liru shpijën se dijë çka të gjen”, kështu i dëmtuari detyrohet të largohet nga shtëpi.”, thuhet në njoftimin për media.

Corleone u arrestua ditën e djeshme, pasi ka dhunuar babain në shtëpinë e tyre. Tashmë i pandehuri akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.

Loading...