Mësohet se do të jetë një treshe gjyqtarësh, e cila do të kryesohet nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafa.
Avokati i Balilit ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij.
Kjo për shkak se Balili nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij, dhe në rast të gjykimit të shkurtuar dhe deklarimi fajtor, përfiton uljen e 1/3 së dënimit.
Klement Balili u vetëdorëzua në polici rreth dy javë më parë, më 15 janar, nën ndërmjetësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në fshatin Stjar të Delvinës.
Akuzat e ngritura ndaj Balilit janë “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive” si dhe “Pastrim parash”.