“Gjyshja” – Parodi nga Zamira Agalliu

Gjyshja ( parodi)

Gjyshja doli ne pension
Moshen e tretë po shijon.
-Mbesë moj, me sill gersherë
do pres gershetin te terë
-Mos o gjyshe, çfarë po thua
edhe une keshtu te dua
-E dashur mbesë, mezi te kam
por kam hapur instagram
s’mund te dal me keto gersheta
nga plakushi m’u nxi jeta.
-Plake moj, ku je, se erdha?
-U pupuu, qumeshtin e derdha!
-Dreken moj, vdiqa aman
– shko ha vet, m’u befsh kurban
– Ja, nuk dukem si Shakira ?
nisi plaka me te mira!
– Ç’paske bere moj, grua plak’
une te kisha per merak !
-Dua te dukem e re
se nuk jam grua e ve,
e kam edhe une nje mike
ne fb po merr shume like!
-Paska shkruar poezi ?!
ç’ka ajo me shume se ti ?!
– Une beje punet e shtepise
dhe ca vargje i radhise
me dergojne lule te mira
aq sa nuk ka marr Shakira!
– Gjyshe moj, per koken tende
dua byrek:- i thuaj sateme
Mami s’di te beje as buk’
rri gjithe diten ne feisbuk !
-Shko i thuaj dhe njeher’
i duket vetja Jenny Fer !
O fb,- fb, me derte
i bere gjithe grate poete
edhe nusja ka filluar
qe diten qe eshte martuar
po na shkruajnë poezi
Nuse- vjerre, lum kjo shtepi !
-Ti plakush rri i qete
dhe byrekun beje vete
kam mesazhe posta plot
sa te çuditet kjo bot’
do t’ju them se jam beqare
në moshe gjashtedhjete vjeçare!
Fotoshopi me pastron
Thinja- rrudha çfare shikon
Buzet do t’i fry nga pak
Qe te mos dukem shume plak’
– Hajde ketu, o plake grua
nuk te do njeri sa mua …
– Je ne vehte, çfarë po thua,
s’me ke thene njehere te dua?!
E pate me te vertet’
te mos vdes me deramet?!
………. …………………………….. ..
a@z

Loading...