Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Gledis Nano në një konferenë për shtyp ka deklaruar se do të bëhen ndryshime në rradhët e policisë së shtetit. Ai ka lajmëruar se drejtorët aktualë të policive të qarqeve, do të zëvendësohen nga të tjerë të cilët ai i identifikoi si më poshtë.
Nano: Në funksion të prioriteteve të reja të përcaktuaa nga policia e shtetit, pas një analize kam vendosur të bëj disa ndryshime duke emëruar në drejtoritë vendore të policisë emrat e mëposhtëm.
Emërimet:
Lorenc Panganika, drejtori i policisë së Tiranës
Hamdi Fjora, drejtori i policisë Shkodër
Gentian Berberi, drejtori i policisë Vlorë
Ardian Cipa, Drejtori i Policisë Elbasan
Alfred Cepe drejtor në Fier
Gjovalin Loka drejtor në Korçë
Neritan Nallbati drejtor në Durrës
Rebani Jaupi drejtor i departamentit për Sigurinë Publike
Edmond Suloj drejtor në Kukës
Bledar Celiku në Gjirokastër
Oltion Bistri drejtor në Lezhë
Skëndër Hithaj drejtor në Dibër
Alban Dautaj drejtor i Antiterrorit
Fatmir Hoxha drejtor në kufirin e Migracionit Korcë