Në një ndeshje në Maltë mes St. Andrews dhe Marsa, stadiumit i ikën dritat në momentin më kulminant të mundshëm në futboll.
Arbitri kishte akorduar penallti, lojtari goditi topin, portieri u hodh në drejtim të tij dhe pikërisht në këtë çast gjithçka u errësua në të gjithë qytetin.
Në akt, zyrtarët e ndeshjes shkruajtën se ndeshja do të rinisë nga minuta kur u ndërpre, por nuk saktësojnë nëse 11-metërshi do të ekzekutohet sërish apo nëse ky 11-metërsh u shënua apo jo.
Loading...