Goditet nga rrufeja, humb jetën 37 vjeçari shqiptar në Dropull

Një 37 vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte për shkak të një rrufeje.

I riu i identifikuar me inicialet B.K vdiq pasi u godit nga rrufeja, teksa po kulloste bagëtitë në Dropull.

Në zonën ku vdiq i riu, moti i keq dhe stuhia zgjati vetëm për disa minuta.

37 vjeçari që ndërroi jetë mësohet se ishte me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.

Loading...