Goditi me lopatë 40-vjeçarin me lopatë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, 60-vjeçari kapet nga Policia

60-vjeçari me iniciale M.T. është arrestuar pasi ka goditur me lopatë 40-vjeçarin A.C. në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.

Pasi kreu aktin, 60-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por përpjekjet e tij për t’u arratisur nuk kanë zgjatur shumë pasi është kapur dhe shoqëruar në komisariat.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka sekuestruar një mjet prerës thikë, si dhe lopatën të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Loading...