“Google” gjobitet me 50 milionë euro të vendosura nga autoriteti francez për mbrojtjen e të dhënave private

Gjiganti amerikan “Google” u penalizua me një gjobë rekord prej 50 milionë euro të vendosura nga autoriteti francez për mbrojtjen e të dhënave private pasi e konsideron të pamjaftueshëm informacionin për shfrytëzimin e të dhënave personale të përdoruesve të tij.

Kjo është hera e parë që një gjigant i Internetit penalizohet në këtë mënyrë nga një rregullator i Bashkimit Europian, në këtë rast Komisioni Kombëtar për Informatikën dhe Liritë (CNIL), “xhandarmëria” franceze e të dhënave personale, shkruan atsh.

CNIL-ja po përdor armët e reja të parashikuara nga BE-ja për të mbrojtur të dhënat që lidhjen drejtpërdrejtë me shtetasit e saj në Rregulloren Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), e cila hyri në fuqi më 25 maj.

Ky legjislacion i ri parashikon gjoba deri në 4% të shumës së operacioneve tregtare për kompanitë që nuk respektojnë privatësinë e përdoruesve të shërbimeve të tyre, veçanërisht për qëllime reklamimi të targetuara.

(Balkan web)

Loading...