Shqiptari 32-vjeçar, E. Mata, i kërkuar nga policia për vrasjen e avokatit Mihalis Zafiropulos është një nga autorët e vjedhjes së kryer në Ambelokipi, Athinë, të enjten herët në mëngjes.
E. Mata dhe një person i paidentifikuar akoma, kanë vjedhur dyqanin me bizhuteri rreth orës 06.00, pasi kanë qëlluar lehtë vajzën e pronarit.
Në kamerën e sigurisë duket qartë shqiptari pa maskë dhe një person tjetër i maskuar. Pas vrasjes së Mihalis Zafiropulos, që E. Mata kreu bashkë me I. Brahimaj (vrasësin e A. Bako në burgun e Koridhalosë), 32-vjeçari shqiptar ka kryer 3 vjedhje, 2 në dyqane me bizhuteri në Athinë dhe një bankë në Mesini.
Në qershor të vitit 2018, Mata la një letër për policinë me pseudonimin “Maradona Fluturues” ku shfajësohej për çështjen Zafiropulos, duke thënë se janë viktima konspiracioni dhe se është hajdut, jo vrasës.
(BalkanWeb)