Një djalë 12-vjeçar qëlloi me armë dhe vrau njërin prej hajdutëve të maskuar që ishin futur në shtëpinë e gjyshes së tij të shtunën në mbrëmje, në Goldsboro, Karolinën e Veriut.
Dy hajdutët i kërkuan 73-vjeçares, Linda Ellis, para dhe më pas e qëlluan, tha policia. Por i mituri qëlloi në drejtim të tyre me armë, për vetëmbrojtje, sipas autoriteteve, dhe hajdutët u larguan.
Njëri prej tyre, një 19-vjeçar me emrin Khalil Herring, u arrestua pranë shtëpisë së Ellis, pasi kishte marrë plagë në trup. Më vonë, ai ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa gjyshja është jashtë rrezikut për jetën.
Polica tha se nuk pritet që ndaj të miturit të ngrihen akuza, ndërsa nuk dha informacione mbi hajdutin tjetër të përfshirë në ngjarje.