Persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës, pasi kati i parë ishte lokal dhe kanë mundur të grabisin një shumë prej 30 milion lekësh të vjetra.
Lokali dhe banesa konfirmohet të jenë në pronësi të shtetasit Kastriot Puka. Autorëte grabitjes dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë marrë me vete edhe kasafortën ku ndodheshin fitimet nga xhiro ditore e javëve të fundit dhe më pas janë larguar me mjetin që kishin parkuar ngjitur me hyrjen e godinës në fjalë.
Policia e Elbasanit ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve.
(BalkanWeb)
Loading...