Grabitja në Rinas – Del në gjykatë i arrestuari i parë

Gjykata për Krime të Rënda po zhvillon nisi seancën gjyqësore për caktimin e masës se sigurisë ndaj Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve për grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë një prej autorëve, Admir Murataj.

Bengasi nga Kruja, u vu në pranga gjatë aksionit për arrestimin e katër të dyshuarve për bashkëpunim në vjedhjen e miliona eurove në Rinas.

Prokuroria dhe policia zhvilluan hetime për zbardhjen e grabitjes duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë që u identifikuan nga lëvizjet e furgonit me mbishkrimin “hetimi tatimor” i cili u përdor nga autorët gjatë lëvizjeve të tyre në pistën e Rinasit ku morën thasët me euro.

Seanca në gjykatën e krimeve të rënda po mbahet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, ndërsa Bengasi përfaqësohet nga një avokat kryesisht pasi ende nuk ka zgjedhur mbrojtësin e vet ligjor.

Prokurorët e dosjes, Arenc Çela dhe Klodian Braho, kanë dorëzuar kërkesën për arrest me burg.

Loading...