Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka përveç se një futbollist i madh, ka treguar se është edhe një njeri i madh.
Futbollisti i Arsenalit ka surprizuar një djalosh të vogël në Gjermani. Bashkëshortja e tij, Leonita, ka vizituar një spital të fëmijëve me autizëm.
Një vizitë e veçantë që ka gëzuar pa masë Julianin e vogël.
Ai është tifozi personal i Xhakës, pasi lojtari i Zvicrës e ka vizituar në kohën kur ka luajtur me Borussia Mönchengladbach.
Këtë herë, Graniti ka dërguar gruan e tij për të vizituar djaloshin i cili u lumturua pa masë.
Ai pati edhe një lidhje telefonike me të ku i premtoi se do ta vizitonte shumë shpejt sërish.
Ai shkruan:
Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbach. Ky fëmijë është fantastik, energjia që ka për jetën është një mësim për të gjithë. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta vizitoj shpejt, qëndro i fortë burrë i madh”
https://www.facebook.com/GranitXhaka/videos/504470516737942/?t=0