Zëvendëskryeministrja e Ukrainës akuzoi Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të vendit të saj.
Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky News, Olha Stefanishyna tha se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”.
Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës” dhe pretendoi se “gratë janë përdh*nuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë” nga ushtarët rusë.
Mes të tjerash zyrtarja u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i vendit do akuzojë trupat ruse për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë.
Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj, për të cilën ajo tha se ishte “vija e kuqe”.