Gratë që s’më deshën, janë kaq të çuditshme sa dhe unë.
Gratë që s’më deshën ngjajnë me mua,
shpresojnë si unë, ënderrojnë si unë.
Gratë që u harruan, gratë që më harruan,
s’kishin si të më donin,
derisa ato dhe unë ngjajmë kaqë shumë,
derisa ato dhe unë dashurojmë mungesën tonë.
Të mirat ato, gratë që s’më deshën!
D. M
20 Gusht 2018
Loading...