“Grek apo shqiptar?” Renato Mekolli: Duhet te jem grek, nervat e shqiptarëve janë…

Kuzhinieri i njohur Renato Mekolli është përfolur së fundmi për sjelljen e tij në emisionin “Hell’s kitchen”.

Renato, i cili bën shefin e kuzhinës me konkurentët në emision është kritikuar shpesh për sjelljen e tij, sidomos në rrjetet sociale.

Ai ka qenë dje i ftuar në “Ftesë në 5″, ku prezantuesja Bieta Sulo e pyeti Renaton se nga i del ai zë dhe nga e ka trashëguar gjithë atë nerv.

Shefi i kuzhinës nga Fieri, i cili ka jetuar disa vite në Greqi është përgjigjur me humor se i ka të trashëguara pak nga Greqia.

Bieta i ka thënë:

Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë? Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo grek?”
Ndërsa Renato është përgjigjur:

Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqiptarëve janë o Zot na ruaj.”

Loading...