Grekët festojnë ‘Ringjalljen e Krishtit’ nëpër ballkonet e shtëpive

Pashkët janë festuar ndryshe në të gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Grekët në çdo cep të vendit kanë përjetuar momente të pashembullta, që do i mbajnë mend gjatë në jetën e tyre.

Kishat u mbyllën dhe Drita e Shenjtë nuk u shpërnda nëpër shtëpi, kështu që besimtarët dolën në ballkone dhe tarraca me qirinjtë e tyre, për të shkëmbyer dëshirat dhe për të thënë “Krishti u ringjall” me të afërmit dhe fqinjët e tyre, nga apartamentet ngjitur. Shumica e tyre dëgjuan Liturgjinë Hyjnore në televizionet e tyre.

“Krishti u ringjall” u shoqërua këtë vit nga dëshira për të qëndruar në shtëpi në një ditë të tillë të vitit me familjet dhe të dashurit.

Mesazhi i Ngjalljes, nga kullat e kambanave të tempujve të Athinës, u ndriçuar nga fishekzjarret shumëngjyrëshe.

Pavarësisht të gjithave, Ringjallja e këtij viti kishte një kuptim më të thellë dhe një simbolikë të veçantë, pasi të gjithë jemi duke pritur që kjo krizë të tejkalohet në mënyrën më të padhimbshme.

Loading...