Greqi – 45-vjecari shqiptar humb jetën

Një 41-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën fatalisht duke punuar në një tokë bujqësore në Halkidiki të Selanikut.

Sipas mediave vendase, shqiptari po punonte me një mjet bujqësor dhe në rrethana të paqarta u pre në pjesën e barkut.

Drejt vendngjarjes u nis me urgjencë ndihma e shpejtë, e cila e transportoi shqiptarin në qendrën shëndetësore të zonës.

Për shkak të dëmtimeve fatale që kishte pësuar, 41-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. /tvklan

Loading...