Greqi – Arr.estohen katër shtetas shqiptar

230 kg kanabis të sjellë nga Shqipëria janë sekuestruar nga policia greke gjatë tre operacioneve të ndryshme.

Gjatë një operacionit të zhvilluar në afërsi të Volosit, janë sekuestruar 99,5 kilogramë kanabis që ishin fshehur në çatinë dhe dyshemenë e një furgoni.

Me furgonin ku ishte fshehur sasia e lëndës narkotike udhëtonin dy shtetas grekë të moshës 32 dhe 38 vjeç, të cilët u arrestuan.

Nga hetimet e bërë nga autoritetet helene dyshohet se lënda narkotike është futur në territorin grek nga kufiri veri lindor i vendit me Shqipërinë.

Ndërkohë, 70,8 kilogramë kanabis u sekuestrua në rrugën Kapshticë – Siatista. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të njësive antidrogë të Selanikut, Kozanit dhe Kosturit.

Gjatë këtij operacioni ranë në pranga katër shtetas shqiptarë, në kohën që tre prej tyre po transportonin me këmbë lëndën narkotike të ambalazhuar në 68 paketa e të futur në thasë të mëdhenj.

Po ashtu, veç drogës, policia sekuestroi një sasi parash prej 230 Euro dhe 4.700 lekë. Sipas policisë greke, kreu i grupit është një 34-vjeçar shqiptar, i cili kishte siguruar gjetjen dhe transportimin e lëndës narkotike.

Loading...