Greqi – Arr.estohet shqiptari i dytë i arr.atisur

Katër shqiptarë u arratisën nga burg grek Petru Rali në Athinë, duke alarmuar policinë helene.

Por deri tani policia greke ka mundur të arrestojë dy prej të arratisurve. I dyti u kap pasditen e sotme.

Shqiptari 32-vjeçar është arrestuar gjatë operacionit të policisë greke sot në Votaniko të Athinës.

Sakaq, në kërkim janë edhe dy shqiptarë të tjerë, pasi një prej katër të arratisurve u arrestua më herët në zonën Rentis.

Katër shqiptarët arritën të arratiseshin në mënyrë spektakolare nga burgu i Athinës.

Një prej tyre u shtri në qelinë e burgut duke u hequr si i sëmurë, e ndërsa dy rojet e burgut hynë për ta ndihmuar, tre shqiptarët e tjerë i kërcënuan me thika të improvizuara duke i çarmatosur.

Më pas ata zbritën në korridoret e burgut ku hasën një oficer policie, të cilin e kërcënuan deri sa u hapi derën kryesore.

Loading...