Arrestohet njëri prej katër shqiptarëve që u arratisën nga një qendër paraburgimi në Athinë.
Një prej tyre u kap disa orë më vonë, rreth orës 07.20 të mëngjesit ndërsa të tjerët mbeten në kërkim, pasi u larguan nga qelia duke zbatuar një skemë të thjeshtë arratisjeje si nëpër filma.
Kur gardianët arritën aty, 3 të dënuar të tjerë u vunë thikat artizanale në fyt policëve, duke iu marrë armët dhe më pas i mbyllën ata në qeli.
Dy prej të arratisurve janë identfikuar si Endrit Bagaj dhe Alesio/Astrit Xhelo, mbaheshin në një qeli për akuzat e grabitjes dhe tentativës së vrasjes, në pritje të transferimit në burgje të të tjera, pasi pak ditë më parë kanë qenë protagonistë të një episodi të dhunshëm në Burgun e Koridhalosë në Athinë.
Pasi morën armët e gardianëve në duar, katër shqiptarët arritën të çarmatosin rojet e tjera të godinës.
Më pas grabitën një makinë policie për t’u larguar nga qendra e paraburgimit.
Automjeti u zbulua më vonë nga helikopterët e policisë në zonën e tregut të fruta-perimeve në Redi, ku edhe u kap një prej të arratisurve.
Operacioni ku janë përfshirë forca të shumta policie vazhdon.