Ekz.ekutohet me a.rmë zj.arri një shqiptar në Athinë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat raportojnë se ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme.
Viktima është 33 vjeç, i lindur në vitin 1986, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije.
Shqiptari u qëllua me armë zjarri në rrugë, në lagjen “Hajdari”.
Ai mori plagë të rënda në shpinë dhe u transportua në spital pasi u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit.
Policia gjithashtu u njoftua lidhur me ngjarjen.
I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por nuk mundi të mbijetoje, duke ndërruar jetë aty.
Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Loading...