Episode të rënda dhune janë regjistruar sot në burgun e Avlonas, në Greqi mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë.
Sipas mediave greke, situata është e tensionuar nga e enjte e kaluar, ku të premten algjerianët plagosën me thikë në këmbë një të burgosur shqiptar, që kërkonte mbështetje në programin e detoksimit, pasi është përdorues droge.
Sot dy grupet janë përleshur me armë të ftohta, madje kanë hedhur dhe vaj të nxehtë.
Të dhënat për kërcënimin me thikë të drejtorit të shkollës së burgut, janë përgënjeshtruar nga ministria e Drejtësisë, por megjithatë përpjekjeve të rojeve të burgut, situata mbetet e tensionuar.
Loading...