Greqi – Fakte trond.itëse nga vr.asja e studentes

Një person i tretë dyshohet se ka marrë pjesë në vra.sjen e studentes Eleni Topaludhi.

Dëshmitarë kanë bërë të ditur gjatë seancës së dëgjimit në Gjykatën e Rodhos se kanë parë një person të tretë brenda furgonit të bardhë që dy bashkëpunëtorët, Manolis Koukouras dhe Aleksandër Luca, përdorën natën e krimit.

Të dy të rinjtë që akuzohen për vra.sjen e Topaludhit edhe gjatë seancës dëgjimore përpara gjykatës kanë vazhduar t’ia hedhin fajin njëri-tjetrit në lidhje me autorësinë e kri.mit.

Kokouras nga ana e tij ka sjellë një version të ri të ngjarjes. Sipas tij Aleksandër Luca qëllimisht të gjitha veprimet e tij ia faturon atij.

“Luca u nevrikos shumë dhe filloi të gdoste Elenin kur ajo i tha se seksi me mua ishte më i mirë se me atë. E kapi për fyti dhe filloi ta godiste me mania. Ajo ra përtokë, atëherë ai kapi hekurin dhe e goditi në kokë. Filloi ti dilte gjak. U mundova ta qetësoj, por ai nuk dëgjonte. Të më thotë mua se kaloi më mirë me ty, ulëriste.Me tha se nuk do ta çojmë në spital, por do ta hedhim në det. Po dole kundër, njerëzit e mi do të vrasin”.

Nga ana e tij, 19 vjeçari shqiptar i ka qëndruar të gjitha atyre që ka thënë fillimisht, se vrasjen e bëri shoku i tij dha ai thjesht nga frika nuk mundi ti dalë kundra.

Portali Newpost.gr bën të ditur se Manolis Koukouras njihet nga bashkëfshatarët e tij si një njeri i dhunshëm dhe që në moshë të vogël ka patur probleme me policinë dhe drejtësinë.

Ndaj dy të akuzuarve është marrë masa e burgimit dhe nën masa të larta sigurie Aleksander Luca është dërguar në burgun e Avlonës, ndërsa Manolis Koukouras në burgun e Grevenas.

Loading...