Greqi – Gjenden trupa emigrantësh të copëtuar në hekurudhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Trupa njerëzish të copëtuar janë gjetur nga udhëtarët  e trenit në linjën hekurudhore në Komotini.

Mendohet se ata janë vrarë gjatë së hënës dhe sipas informacioneve paraprake dyshohet të jenë emigrantë, shkruan gazeta “Patratora”

Sipas policisë, personat janë shtypur nga treni i linjës Selanikut-Aleksandropolis.

Deri më tani, ende nuk dihet numri i viktimave. Trupat u zbuluan nga udhëtarët e trenit mëngjesin e djeshëm në zonën e Filaka Rodopi. Hetimi paraprak po bëhet nga Departamenti i Trafikut të Komotinit. /Lajmifundit.al

Loading...