Një 26-vjeçar shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë që prej pasdites së të hënës, më 29 korrik 2019.
Familja e tij ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë në Kalamoti, në mëngjesin e së martës 30 korrik 2019, kur filluan dhe hetimet për vendndodhjen e tij.
Autoritetet greke bëjnë me dije se i riu quhet Lorenc Metaj dhe ka lindur më datë 1 qershor 1993.
Mediat shkruajnë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojë në numrin 22710 71222.
/BalkanWeb
Loading...