Një foshnje është identifikuar me koronavirus në Greqi. Fëmija është vetëm 3 muajsh dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por priten rezultatet edhe për prindërit e tij.
Mediat greke e kanë cilësuar si një lajm tronditës, pasi është rasti i parë në vendin fqinj që një foshnje infektohet me Covid19.
Ndërkohë që edhe një 17 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është infektuar me koronavirus. Ajo po trajtohet në intubacion, por siç raportojnë mediat greke ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Loading...