Greqi, kapen 113 kg drogë, arre.stohen 3 shqiptarë

Gjatë ditës së sotme janë kapur 113 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sasia e drogës u gjet dhe më pas u sekuestrua në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.

Për këtë janë arrestuar 3 shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin në total 113 kg marijuanë.

Bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.

(Balkanweb)

Loading...