Ndiqet një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar, kapet me mbi 20 kg marijuanë.
Fillimisht mjeti nuk i është bindur postbllokut të policisë greke dhe pas ndjekjes është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania.
Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar.
Gjithashtu u identifikua dhe më pas u arrestua edhe pronari i mjetit, shtetas grek. U sekuestruan 3 celularë dhe 200 euro.
Loading...