Një ngjarje horror në kufijtë e tragjedisë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi.
Një 14 vjeçare u vetëvra duke u hedhur në shinat e trenit elektrik.
Ngjarja u shënua pasditen e së enjtes në stacionin e trenit elektrik në Moschato të Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se e mitura kishte lënë një shënim ku shpjegonte arsyet e aktit të vetëvrasjes. 14-vjeçari shprehej se jetonte në një botë të dominuar nga marrëdhëniet e sëmura.
Ajo thuhet se prej 3 muajsh kishte një lidhje me një 43 vjeçar të martuar dhe me fëmijë, pronari i një dyqani ushqimor në zonën ku jetonte vajza.
Sipas autoriteteve, njerku e kishte rrahur vazhdimisht vajzën që kur kishte mësuar për këtë lidhje, raporton media greke “Ekathinerini”.
Pas ngjarjes së kobshme, policia greke u vu në veprim dhe ka arrestuar 43-vjeçarin, nën akuzat për keqpërdorim seksual me të mitur.
Atij i janë gjetur edhe materiale kompromentuese, të cilat tregojnë se ka pasur raport seksual me të miturën.