Greqi – Përleshje e ashpër, shqiptari humb jetën në qeli

Nje tjeter shqiptar humb jeten ne burgjet e Greqise.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes 1 Maj 2019 ka pasur një përleshje midis shqiptarëve dhe disa grupeve të tjera në burgun e sigurisë së lartë në Trikalla.

Nga përleshja që ka qenë e përgjakshme, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas dërgimit në spital, ka humbur jetën, pasi nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra në gjoks dhe në këmbë.

Personi që ka humbur jetën është një 29-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Gjatë 20 ditëve të fundit është vdekja e dytë që ndodh ne këtë burg. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko ligjore, ndërsa prokuroria e Trikallas urdhëroi hapjen e një hetimi lidhur me ngjarjen.

Ngjarja e sotme, është episodi i dytë i dhunshëm brenda një muaji në burgun e Trikallas, ndërsa që nga fillimi i vitit, janë shënuar 5 viktima të ekzekutuar në këto burgje.

4 prej viktimave janë shqiptarë, ndërsa një grek. Përleshjet e dhunshme janë ngjarje e zakontë në burgjet greke, ndërsa kushtet me to konsiderohem si çnjerëzore, madje Greqi është penalizuar disa herë nga gjykatat europiane për situatën me institucionet e riedukimit në vend.

Loading...