Greqi – Protesta masive “Maqedonia është Greqi”

Një javë pasi në Parlamentin maqedonas u votua zyrtarisht ndryshimi i emrit të ri të Maqedonisë, në Greqi nuk është pritur aspak mirë, duke sjellë edhe protesta masive. Mediat greke raportojnë se rreth 100 mijë qytetarë kanë dalë sot në sheshin para Parlamentit, për të protestuar kundër emrit të ri.

Protesta e grekëve vjen pas marrëveshjes që u arrit mes Tsipras dhe Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje, që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, u jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë. Pas kësaj marrëveshje, Maqedonia quhet tashmë “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Kjo gjë ka rebeluar grekët. Me pankartat “Maqedonia është Greqi”, qytetarët grekë kundërshtojnë sot emrin e ri të Maqedonisë, që është Republika e Maqedonisë së Veriut. Protestuesit kundërshtojnë Marrëveshjen e Prespës, dhe thonë se kjo marrëveshje është tradhti ndaj popullit grek.

Loading...